Të thirrur në jetë
Zoti i flet vazhdimisht zemrës tënde dhe e ndez me entuziazëm për botën. Shenja e parë që tregon një zemër të prekur nga hiri i Hyjit është hapja ndaj jetës. Vëren që jeta jote nuk është vetëm një fakt biologjik, por një akt dashurie, një gjest i bërë vetëm për ty.
Zbulon që ti ekziston sepse je krijuar për të qenë i dashur dhe për të dashur. Fati i vetëm tashmë i shkruar është ky. Kur kjo vetëdije të arrin, ndryshon shikimi yt mbi ty dhe mbi botën. Vëren që je mirë ashtu siç je dhe çdo person përreth teje bëhet i denjë që të duhet. Dhe nuk mund të rrish indiferent ndaj thirrjes së ndihmës të njerëzimit.
Të thirrur aty ku jemi më të thyeshëm
Mëkati qëndron në të jetuarit sikur të mos isha bir, por thjesht i hedhur në botë, rastësisht. Ekzistojnë shumë mënyra që të shtyjnë të ndihesh larg nga Hyji: rrethanat e jetës, gjërat që ndodhin, marrëdhëniet që nuk funksionojnë. Ndihesh i vetëm, i pambrojtur, i papërshtatshëm, i padenjë. Mëkati është një plagë e hapur që të shtyn të mbyllesh në vetvete, të rekuperosh një thërrime dinjiteti duke gjykuar të tjerët, të humbasësh besimin dhe shpresën që gjërat mund të ndryshojnë. Dhe nëse jeton në mosbesim, duke t’u dashur të mbrohesh gjithmonë, si mund të mendosh të jesh i lirë?
Të thirrur me një emër hiri
Ёshtë pikërisht aty që Zoti vjen të të kërkojë. Mëkati yt bëhet vend i privilegjuar për të njohur dashurinë e tij në formën e tij më të lartë: faljes. Kur ke kurajo dhe përvujtëri të njohësh mëkatin tënd, prek me dorë natyrën tënde njerëzore: të jesh “njeri” do të thotë para së gjithash të jesh i dashur gjithmonë, edhe kur gabon. Dhe, njëkohësisht, njeh fytyrën e vërtetë të Hyjit.
Në atë moment, fjala që Hyji thekson mbi jetën tënde nuk është një gjykim, por emri yt i hirit. Emri yt i hirit shpreh vullnetin e Hyjit mbi ty, mënyrën e tij të të shikuarit, mënyrën tënde e të qenurit dashuri në botë në emrin e tij.