Karakteristikat e veçanta të Shoqërisë
Rregulltarë pa “kor”
Injaci ka këmbëngulur që të marrë lejen nga detyrimi i lutjes në bashkësi: një revolucion në botën kishtare. Për nga përkufizmi një institut rregulltar është karakterizuar nga fakti që anëtarët e tij mblidhen periodikisht për te recituar liturgjinë e orëve. Mënyra jonë e të bërit bashkësi përkundrazi bazohet mbi bashkëndarjen e lirë dhe jo formale e përvojës shpirtërore. Momentet e bashkëjetesës (dreka, darka dhe argëtimet) janë vendi ku kultivojmë miqësinë tonë, piqen projekte dhe shkëmbehen ide.
Banesa, jo kuvende
Jetojmë në mes të njerëzve. Shtëpitë tona janë shpesh të vendosura në zemrën e qyteteve sesa në fshat apo në vendet e izoluara. Ne i quajmë “banesa” sepse faktikisht nuk janë kuvende apo manastire. Edhe nga ana e brendshme ngjasojnë me shtëpi normale, ku janë vende të përbashkëta dhe dhoma personale. Në përgjithësi stili i banesave tona është i thjeshtë.
Pa një veshje të veçantë
Edhe mënyra jonë e të veshurit është e pazakontë: nuk kemi një veshje rregulltare që na identifikon. Sipas rrethanave, vlerësojmë se si është më e përshtatshme të qëndrojmë në mes të njerëzve. Misioni ynë lind nga dëgjimi i vëmendshëm dhe i kujdesshëm i kontekstit në të cilin jetojmë për të gjetur ku dhe si Shpirti vepron në situata të rastësishme.
Kushti i katërt
Disa prej nesh bëjnë një kusht të veçantë bindjeje papës. Meqë ai ka një vizion universal të Kishës, më mirë se të tjerët i njeh se cilët janë kufijtë drejt të cilëve është e përshtatshme të dërgohemi. Gjatë disa kongregatave të ndryshme të përgjithshme (organi më i lartë i qeverisjes së Shoqërisë) papa të ndryshëm kanë ndërhyrë me biseda që kanë ngelur në histori. Këtu mund të lexosh më të famshmit.