Një urdhër rregulltar meshtarak
Nga pikëpamja kanonike, Shoqëria e Jezusit është një institut rregulltar mashkullor i së drejtës papnore. Çdo anëtar, meshtar apo vëlla, është i thirrur që të nderojë tre kushtet e varfërisë, pastërtisë dhe bindjes.
Përse “shokë të Jezusit” dhe jo “injacianë”?
Në portat e Romës, pranë kapelës së Stortës, Injaci ka jetuar një përvojë të jashtëzakonshme.
Ndërsa ishte në lutje, pa Hyjin Atë që i thoshte:
“dua që ti të na shërbesh”
dhe që nga ai moment ka ndier që po vihej me Birin,
në “shoqëri” me të.
Ja përse Injaci nuk donte që ndjekësit e tij të quhen “injacianë”,
por shokë të Jezusit.
Një grup ndërkombëtar
Aktualisht jemi rreth 16.000 të shpërndarë në 122 vende të botës.
Shoqëria e Jezusit që në origjinë lind si një grup ndërkombëtar,
si për nga prejardhja gjeografike e dhjetë shokëve të parë,
ashtu edhe për nga gatishmëria që të dërgohen në cilindo vend të botës.
Akoma dhe sot, një pjesë e formimit tonë është bërë jashtë shteti për të fituar elasticitetin,
hapjen mendore dhe për të zhvilluar atë ndjenjë të përshtaturi që na lejon të banojmë kudo, me liri.
Shenja (vula) jonë
Janë gërmat e para latinishte të “Iesus Hominum Salvator”, shprehje e emrit hebraik “Ieshua” (Hyji Shpëton). Monogrami i Jezusit u përhap gjerësisht në fund të Mesjetës, mbi të gjitha falë Bernardit të Sienës. Gjendet edhe në gjysmën e ‘500 në Gjinevrën kalviniste. Injaci dhe shokët e parë e përdorën menjëherë për të nënvizuar lidhjen e veçantë me personin e Jezusit dhe misionin e tyre për “të shpëtuar shpirtrat”.