Ushtrimet Shpirtërore
Injaci i Lojolës
Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, 2010
Ky tekst është përkthimi i parë në gjuhën shqipe i marrë nga teksti origjinal i Autografit nga gjuha Spanjolle. Është i vetmi tekst zyrtar i përkthyer prej jezuitëve në Shqipëri dhe publikohet në dy gjuhë.
“Ushtrimet Shpirtërore” janë të dobishme për çdo person të çfarëdolloj besimi, mjafton që të ketë kohë, vullnet dhe aftësi për t’iu kushtuar artit të vështirë të të qënit i lirë.
Zot i përjetshëm i të gjitha gjërave, unë bëj përkushtimin tim, me ndihmën dhe nderin tuaj, përpara mirësisë tënde të pafundme dhe përpara Nënës tënde të lavdishme, e të gjithë shenjtërve dhe shenjtëreshave të oborrit qiellor,
që unë dua dhe dëshiroj dhe është vendosmëria ime e matur, veç që të jetë për më të madhen lavdi dhe shërbim tuaj, t’u imitoj duke duruar çdo sharje e çdo fyerje dhe çdo varfëri, qoftë e jashtme qoftë shpirtërore, duke dashur madhëria juaj e shenjtë të më zgjedhë dhe të më pranojë në atë jetë dhe gjendje shpirtërore.