Një paradigmë pedagogjike didaktike Për një shkollë që ndryshon
Një sfidë edukative për mijëvjeçarin e tretë
R. Carmagnani M. Danieli V. C. M. Denora
Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, 2017
Cilat janë linjat mbajtëse të Reformës? Rrugëtimi i gjatë për ta vënë në jetë a mund ta ketë errësuar perceptimin apo e ka bërë të vështirë dallimin dhe përmbledhjen e saj; por, përtej itinerareve komplekse legjislative, a ekziston një itinerar kuptimi që spikat dhe paraqet me forcë të ripërtërirë sfidën edukative për mijëvjeçarin e tretë? Ai që do të kërkonte, në këtë vëllim apo nëpërmjet tij, të kuptonte më mirë tekstet legjislative, do të gabohej dhe mund të mbetet thellësisht i zhgë – njyer; e megjithatë autorët janë të bindur se ato përmbajnë disa ide forcë që u diktohen dhe u propozohen të gjithë atyre që sot besojnë në angazhimin edukativ dhe që ia vlen t’i përmendim me bindje dhe të paraqesim disa modalitete të mundshme vënieje në jetë. Specifikisht ato janë: qendërsia e nxënësit, procesi i të nxënit, analiza e kontekstit, plani i personalizuar i studimit, roli i koordinatorittutor.