Letrat e Hirziut
Clive Staples Lewi
Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, 2013
Në tridhjet e një letrat që përbëjnë librin, C. S. Lewis(1898 – 1963), kritik i thellë teologjik, punon mbi kohën e mësimit asketik tradicional dhe tri fijet kryesore të thurjes së tij janë bota, mishi, Djalli. Djalli Hirzi, orvatet t’ia imponojë këto shpirtit të të riut nëpërmjet direktivave që i jep nipit Krimbaqit me anë të letrave, “djallit të rojës”, të ngarkuar me dënimin e një njeriu.
Çdo manifestim i jetës, nga mendimi te lutja, nga dashuria te miqësia, nga zbavitja te jeta shoqërore, nga kënaqësia e punës te lufta, shtrembërohet me qëllim djallëzor. Lewis diskuton hollë mbi temat më të larta filozofike, duke u bërë i dashur, përveçse për mprehtësinë dhe ironinë e argumentimeve të tij, edhe për kthjelltësinë britanike të stilit. Ja motivi i suksesit që në daljen e tij të parë në vende të ndryshme evropiane të këtij “vademekum-i” të Djallit.