Marrëdhënia jonë me Kishën
Shoqëria e Jezusit lind si urdhër i priftave të riformuar.
Edhe pse vizioni i Injacit është largpamës dhe jashtë skemave,
Kisha qëndron një vend në të cilin ai dhe shokët e parë duan të shërbejnë.
Edhe sot ajo dëshirë djeg në zemrën e çdo jezuiti
Mënyra jonë e të jetuarit të kushteve
Nga pikëpamja kanonike, Shoqëria e Jezusit është një institut rregulltar mashkullor i të drejtës papnore. Çdo anëtar, meshtar apo vëlla, është i thirrur që të nderojë tre kushte të varfërisë, pastërtisë dhe bindjes.
Karakteristikat specifike të Shoqërisë së Jezusit
U aprovua nga papa Pali i III-të me vulën Regimini militans ecclesiae më 27 shtator 1540. Injaci dhe shokët e parë donin një urdhër rregulltar meshtarak në të cilin anëtarët të ishin tërësisht të përkushtuar dhe të gatshëm për misionin apostolik. Për këtë, që nga fillimet, kanë dashur që Shoqëria të kishte disa karakteristika të veçanta që ta dallojnë edhe sot nga urdhërat e tjerë rregulltarë.