Për të mirën e të tjerëve
Kushti i bindjes
Kushti i bindjes na mëson të bëjmë të rrisim aftësitë tona për të mirën e të tjerëve, më shumë se sa për interesat personale. Ёshtë një mënyrë për të rregulluar energjitë tona. Marrja e një misioni në vend që ta zgjedhim individualisht na bën të ndihemi një Trup i vetëm që lëviz në harmoni, për një qëllim të vetëm. Në bindje bëhemi të lirë të ofrojmë vetveten në shërbim të Ungjillit. Nganjëherë na kushton mund, por është ai mund që na bën të rritemi në dëshirën që të konsumohemi pa rezerva.
Me marrëdhëniet falase
Kushti i pastërtisë
Kushti i pastërtisë na fton të vigjilojmë mbi nevojën e të zotëruarit të personave dhe të jetuarit të afekteve në mënyrë egoiste. Nuk është e lehtë të duam njerëzit në mënyrë të painteres. E megjithatë marrëdhënia jonë e intimitetit me Hyjin na shtyn që të duam sikur Ai na do neve. Ofrimi i marrëdhënieve falase dhe transparente është mënyra me të cilën shprehim mirënjohjen tonë për atë që marrim si hir. Rregullimi i afekteve sot është shumë angazhues, por është edhe një ecje pjekurie tërheqëse. Ёshtë një aspekt delikat mbi të cilin po investojmë shumë edhe në nivelin e formimit.
Duke synuar drejt thelbësores
Kushti i varfërisë
Kushti i varfërisë na edukon të përdorim me vëmendje mjetet që kemi për të realizuar objektivat apostolikë. Personalisht nuk zotërojmë pasuri apo llogari ekonomike: mënjanojmë kështu të grumbullojmë pasuri të kota që na shpërqëndrojnë nga misioni ynë. Nuk është një varfëri për varfëri, por e orientuar kundrejt një misioni. Herë pas here analizojmë si të kërkojmë dhe të përdorim më mirë burimet për t’i vënë në shërbim. Stili i jetës i përmbajtur pengon vetëmjaftimin dhe nxit një qëndrim hapjeje dhe mikpritjeje drejt të rejave që takojmë në ecjen tonë.