Në ndjekjen e tij
Shokë të Jezusit, apo miq të tij. Në bazë të gjithçkaje nuk është një ide apo një koncept. As dhe një ideal, por një marrëdhënie e brendshme me Të, ku zbulon çdo ditë që mund të kesh besim te Ai dhe që Ai ka besim në ty, sepse të njeh për atë që je. Nga kjo “ndjesi” e brendshme lind thirrja jonë e të qenurit shokë të Jezusit.
Ushtrimet shpirtërore janë mënyra jonë për të takuar të ringjallurin >
Ku na dërgon Ai
Miq të Zotit, miq të të varfërve. Krishti që mbart Kryqin na vë në kontakt me çdo lloj etjeje që e bën njerëzimin të vuajë. Dhe na bën të njohim atë nevojë që qëndron edhe brenda nesh. Varfëria, e çfarëdo lloji, lind dhunë kundër dinjitetit njerëzor. Injaci dhe shokët e parë kanë ndier urgjencën që të arrijnë të fundit dhe të përjashtuarit në kufi si edhe në qendër të shoqërisë. Akoma sot kërkojmë të shohim botën nga perspektiva e të varfërve dhe të mënjanuarve, duke mësuar nga ata dhe duke vepruar për ta dhe me ta.
Të lirë si era
Marrëdhënia me Zotin na bën të lirë. Të lirë të dalim nga vetja për të shkuar drejt të tjerëve. Të lirë ta luajmë jetën tonë deri në fund, pa u kursyer. Të lirë edhe të gabojmë. Sepse dashuria qëndron dhe përqëndron. Kjo është përvoja që ne jetojmë me Të, vazhdimisht të përfshirë nga falja e tij, edhe kur i kthejmë kurrizin. Kjo është mënyra në të cilën kërkojmë të vihemi përballë personave. Të lirë, jo për të bërë atë që duam, të lirë të duam. Po, ashtu siç na do Ai.
Lexo historinë e Injacit për të zbuluar se si është bërë ai njeri i lirë >