Fe dhe drejtësi
Promovimi i drejtësisë është pjesë përbërëse e mënyrës së të konceptuarit të misionit tonë. Personi qoftë si individ, qoftë si popull, është në qendër të vëmendjes sonë. Mundohemi të ndërhyjmë në këta kontekste në të cilët të drejtat themelore janë të shkelura apo kanë vështirësi të njihen dhe të pranohen. Emigrantët, refugjatët politikë, të mërguarit, personat pa banesë fikse, personat e prekur nga vartësi, të burgosurit: mundohemi t’u japim zë atyre në mënyrë që të mos ndihen të përjashtuar, të dëbuar nga shoqëria.
Fjala jonë e përhershme: Pajtim, në të gjitha nivelet.
Pajtimi me Hyjin
Jetojmë në një botë me shumë fe dhe kultura. Erozioni i besimeve fetare tradicionale dhe prirja që të homogjenizohen kulturat kanë përforcuar një larmi të madhe formash të fondamentalizmit fetar. Besimi në Hyjin përdoret gjithnjë e më shumë nga disa për të përçarë persona dhe bashkësi, për të krijuar polaritet dhe tensione që shqyejnë rrjetën e jetës sonë shoqërore. Në këtë fushë, puna jonë është që të ecim së bashku, mbi të gjitha me të rinjtë, për të demaskuar imazhet tona të shtrembëra të Hyjit dhe të përgatisim ata kushte që i lejojnë personat të takojnë fytyrën e vërtetë të Hyjit.
LER (Lëvizja Eukaristike Rinore)
Ofron një ecje për fëmijët dhe adoleshentët bazuar mbi vlerat e solidaritetit vëllazëror, bashkëndarjes, bashkimit, dhurimit dhe ofertës.
Lidhja misionare e studentëve
Të nxitet zhvillimi dhe respekti i kulturave. Që nga viti 2010 është sezoni rinor i Bashkësive të Jetës së Krishterë (CVX)
Kurset e Selvës së Valgardenjës
Një kokteil miqësie, marrëdhëniesh, stili të shërbimit, reflektimi, lutjeje dhe eskursioni në panoramën magjike të Dolomitëve
Genizah - Shtëpia e librit Katolik
Tel. 042.248.691 - Cel. 069.40.56.139
genizah@gesuiti.it - Rr. “Mujo Ulqinaku”
Pranë Kishës Katolike “Zemra e Krishtit”
(Rr. Kavajës), Tiranë
Pajtimi i ndërsjellë
Angazhimi për të stabilizuar marrëdhëniet e drejtësisë për të parë botën nga perspektiva e të varfërve dhe e të mënjanuarve, duke mësuar nga ata dhe duke vepruar për ta dhe me ta. Misioni ynë është që të ndërtojmë ura mes të pasurve dhe të varfërve, duke ndërtuar – me një punë “advocacy” (të mbrojtjes)– lidhje të mbështetjes së ndërsjellë mes atyre që kanë pushtetin politik dhe ata që e kanë të vështirë t’u japin zë interesave të tyre. Kështu si edhe të zhvillohet një reflektim që të përfshijë të gjithë aktorët në lojë për të përballuar së bashku çështjet e interesit të përbashkët.
Qendra Astalli për refugjatët politikë
Të nxitet një kulturë mikpritjeje dhe solidariteti, duke u nisur nga mbrojtja e të drejtave njerëzore.
Instituti i formimit politik “Pedro Arrupe”
Organizon kurse formimi dhe azhurnimi për personat që kanë përgjegjësi në institucione, në administratat publike dhe në shoqëritë civile.