At Anton Luli s.j.
Ne e dinim martir...
Cesare Giraudo SJ
Qendra Botuese Shoqata e Jezuitëve, 2014
Nji ditë instruktori hyni tanë turij në sallën e konferencave e tha: “Të ngrihen të gjithë priftërinjtë e të rrinë në këmbë!”. Unë nuk luejta vendit. Mandej nisi me i thanë seicilit: “Ti çka mendon? A je me këtë parti apo jo? A beson në Zotin a në Enver Hoxhën?”. Të gjithë u përgjigjën kundër asaj që pritej. Unë u pyeta i fundit: “Ti Anton, pse nuk u çove në këmbë?” “Ti çka thua?”. Unë u përgjigja: “Unë qysh fmijë kam mësue me besue, me e dashtë e me shpresue në Zotin e kurrë nuk jam shkëputë prej këtyne parimeve, as nuk kam me u shkëputë deri sa të des!”. Sa dola jashtë, disa myslimanë më shtrënguen dorën tue më thanë: “Të falënderojmë për dëshminë tënde! Na vlen edhe ne që besojmë në një Zot të vetëm. Fjala jote na ka dhënë ngushëllim e zemër”.