Zbulo cilat cilësi janë të nevojshme për të qenë njëri nga ne
Mëkatarë të falur
Përkufizimi më i mirë që përshkruan kush janë jezuitët është kjo: njerëz që dinë të jenë mëkatarë të prekur nga mëshira e Hyjit. Ёshtë një përvojë e jashtëzakonshme, sepse ndryshon perceptimin e botës përreth teje. Nuk ke më nevojë të justifikohesh, të tregosh, të mbrohesh. Kur je i falur, e din që Ai kujdeset për ty në çdo situatë. Ja kushti që shërben për t’u bërë jezuit: të jesh mëkatar me dëshirën që të vihesh përballë Hyjit me mëkatin tënd, për të parë se si Ai e pranon, e fal dhe e përdor për të ndërtuar në mënyrë krijuese mbretërinë e tij në mes të njerëzve.
Fjala e radhës: liri
Në kuptimin e vërtetë të fjalës: liria që vjen nga vetëdija e të qenurit mëkatar i falur vendos rregull në jetën tënde. Kështu ti mund të banosh botën, pa shqetësimet e të menduarit të vetvetes, duke u ndier i lirë që të duash gjithçka që të rrethon. Kjo liri ushqen inteligjencën tonë, kuriozitetin tonë, dëshirën tonë të drejtësisë dhe të pajtimit. Ёshtë një liri që rekuperojmë vazhdimisht nëpërmjet ushtrimeve shpirtërore.
Disa aftësi
Shoqëria është një grup personash që jetojnë së bashku, të mbledhur në bashkësi dhe të bashkuar nga fakti i të qenurit rregulltarë. Ёshtë e nevojshme që ti të jesh i gatshëm të përqafosh një stil jete të thjeshtë, të përzemërt dhe të rregullt. Do të jesh vazhdimisht i zhytur në një botë marrëdhëniesh në nivele të ndryshme. Duhet që ti të dish të qëndrosh i hapur dhe i gatshëm, i aftë të durosh stres dhe frustrime. Për këtë në momentin e hyrjes i kërkojmë çdo kandidati që të bëjë një vlerësim psikologjik të personalitetit.