Formimit tonë
Në vizionin injacian të botës nuk ka hapësirë për mediokritetin. Motoja jonë, “Ad maiorem Dei gloriam” (Për lavdinë më të madhe të Hyjit), përmbledh gjithë vrullin tonë shpirtëror. Veprimi ynë cilësohet nga një “magis”, një tension i gjallë që na kujton se si është gjithmonë e mundur të bëjmë një hap përpara në krahasim ku kemi arritur, sepse ecja jonë i korrespondon të shfaqurit gjithnjë e më të dukshëm të lavdisë së Hyjit. Motori themelor i formimit tonë është shoshitja e shpirtrave. Me të, mësojmë të njohim të mirën që banon në çdo situatë dhe të zgjedhim atë që na udhëheq drejt të mires më të madhe.
Përmasat
Ushtrimet shpirtërore
Ushtrimet Shpirtërore, fryt i frymëzimit të Zotit i gjetur nga prirja shpirtërore e Injacit, është burimi që lind mënyrën tonë e të krijuarit të marrëdhënies me Zotin, me veten tonë dhe me botën. Ёshtë një kohë që jetojmë çdo vit, jashtë jetës sonë të zakonshme, që na lejon të hyjmë në realitetin me të njëjtat ndjenja të Krishtit. Ёshtë një ecje e strukturuar dhe e personalizuar që lejon të vendosë rregull në jetën tonë dhe të gejmë qendrën shtytëse të veprimit tonë: marrëdhënia e gjallë me të Ringjallurin.
Meditimi i përditshëm
Mënyra jonë e të luturit të përditshëm qëndron në meditimin personal të Fjalës së Hyjit. Një kohë heshtjeje e brendshme ku të jetuarit e ditës, i përbërë nga angazhimet, marrëdhëniet dhe situatat, futet në brendësi të Fjalës që t’i lejojë zemrës sonë që të rrahë në bazë të kordave që preken. Ushtrimi i durueshëm i metodës injaciane të lutjes nxit vazhdimisht ndërgjegjen tonë që të dallojë “ndryshimet shpirtërore” që na vënë në veprim dhe të njohim ata që vijnë nga Shpirti. Ushtrohemi kështu në artin e shoshitjes.
Shqyrtimi i ndërgjegjes
Nuk bëhet fjalë që të rimendojmë çdo ditë të kaluarën dhe të gjykojmë si të mirë apo të keqe atë që kemi bërë. Shqyrtimi i ndërgjegjes shërben më shumë që të rekuperojmë shikimin dashamirës me të cilin Hyji e shikon jetën tonë dhe ta hedhim në ditën e sapo kaluar. Dalin në pah kështu ngushëllimet dhe pikëllimet që kemi jetuar: janë vendet në të cilët liria jonë luhet në situata të ndryshme, herë duke u zgjeruar, herë duke u prishur. Të jetuarit tonë, i përfshirë nga dashuria e Atit, bashkohet nëpërmjet falënderimit apo kërkimit të faljes që nisen nga zemra.
Miqësia mes nesh
Misioni i përbashkët është hapësira që na është dhënë për të mësuar që ta duam njëri-tjetrin dhe të kemi besim te njëri-tjetri. Në kohën e formimit na ofrohen hapësira të gjëra të të dhuruarit falas, ku “humbja e kohës” mes nesh është kushti që na lejon të kultivojmë marrëdhënie miqësie të forta dhe të qëndrueshme, duke na shtyrë që të bashkëndajmë lirisht dhe në mënyrë jo formale përvojën e jetës, të ndierit, punën e përditshme, jetën e brendshme. Mirëkuptimi që ndërtohet bëhet dëshmi aktive në momentin në të cilin punojmë së bashku.
Bashkëpunimi
Bashkëpunimi jashtë Shoqërisë na nxitë që të kujtojmë se identiteti ynë prej rregulltari merr domethënie vetëm duke e kontekstualizuar në një botë marrëdhëniesh ku pasurohemi së bashku. Në bashkëpunim me të tjerët, nëpërmjet një dialogu të respektueshëm dhe një reflektimi të bashkëndarë, në mundimin e bërë së bashku me ata që çojnë përpara një angazhim të ngjashëm me tonin me entuziazëm të ripërtërirë dhe intuita të reja.
Meditimi
Mbi shembullin e Jezusit, ndërmjetësues shëlbimi, shërbimi ynë për fenë përkthehet para së gjithash në krijimin e marrëdhënieve atje ku prodhohet padrejtësia dhe vuajtja. Vendet e preferuara të misionit tonë janë kufijtë, apo vendet që kanë nevojë për pajtim. Vepra jonë kërkon, në çdo formë të saj, të ndërtohen ura për të favorizuar paqen. Kjo kërkon një kuptim gjithnjë e më të thellë të botës dhe veprës së Hyjit, që vazhdimisht vepron për të krijuar një njerëzim të pajtuar.
Në formimin tonë, përkujdesje e veçantë i jepet dimensionit të dëgjimit të hapur dhe mikpritës për të krijuar atë hapësirë ku tjetri të mund të ndihet i lirë që të bëjë të lulëzojë dhe përpunojë nevojat, mangësitë dhe plagët.
Të vlerësojmë të mirën tashmë të pranishme
Metoda jonë e inkulturimit niset nga presupozimi që njerëzimi në mënyrën e tij të të jetuarit është gjithmonë shprehje, i vetëdijshëm apo jo, i bijësisë hyjnore dhe pra meriton të respektohet dhe afrohet me vëmendje për të kuptuar se si Shpirti shfaqet në të dhe lind një të mirë që me kategoritë tona nuk mund ta kuptojmë menjëherë. Jemi aq të stimuluar të studiojmë me durim deri në fund kontekstet në të cilët jetojmë më shumë se sa t’i demonizojmë apo t’i gjykojmë paraprakisht, për të zbuluar dhe për të përshkuar rrugët e panjohura që çojnë të Zoti.
Të eksplorojmë mundësitë
Që në origjinë, dimensioni intelektual është konsideruar thelbësor për çdo shërbim tonin. Gjatë periudhës së formimit marrim instrumentat e nevojshëm për të mësuar të reflektojmë në mënyrë të thelluar dhe sistematik mbi gjendjen njerëzore në dritën e ungjillit, për të përcaktuar arsyet që qëndrojnë në themel, shpirtërore, psikologjike, social-ekonomike dhe politike që vënë në lëvizje njerëzit e kohës sonë dhe të përpunojmë propozime të reja dhe të përshtatshme për të integruar shërbimin për fe me promovimin e drejtësisë në të gjitha aspektet e saj.
Të përpunojmë gjuhë të reja
Të kujdesshëm mbi të rejat dhe novacionin, mundohemi të rikuptojmë fenë tonë në botën që ndryshon. Puna me gjuhët e reja dhe përdorimi i perspektivave të reja është një ushtrim që vazhdimisht vë në diskutim bindjet tona dhe na nxit që t’i riformulojmë jo duke u nisur nga skemat e paracaktuara, por nga përvojat e gjalla dhe të aktualizuara. Mësojmë kështu të mendojmë jo në mënyrë abstrakte, duke u nisur nga konceptet, por sipas marrëdhënieve.
Të banojmë paradokset
Pedagogjia injaciane na fton që të mos i mënjanojmë paradokset dhe kundërshtimet, por të bëhemi miq të tyre. Vetë ungjilli është plot me paradokse. Akti më i madh i të gjithëve është ai i kryqit: një shenjë vdekjeje që bëhet simbol i shëlbimit. Zemra e njeriut është një vend plot e përplot me paradokse. Mësimi i të jetuarit të dimensionit të paradoksit është një rrugë për të gjetur dijen dhe për të zhvilluar kreativitetin. Kështu kundërshtimet na vënë në pyetje vazhdimisht të jemi apo të bëjmë? Soditja apo veprimi? Të qëndrojmë me Krishtin apo të jetojmë në botë? Nuk bëhet fjalë të gjejmë një kompromis, por të lihemi të prekemi nga bezdisja dhe nga dykuptimësia që kontradikta zhburgos dhe të vihet në pyetje deri sa të zbulojë domethënien e saj të fshehur.
Të kremtojmë falimentimet
Të jetojmë një falimentim nuk është asnjëherë e pëlqyeshme, mbi të gjitha pasi të kemi punuar me pasion. Të rilexojmë falimentimin dhe ta pranojmë do të thotë ta lëmë veten të vihemi në diskutim, të vijmë në kontakt me natyrën tonë njerëzore më të dobët, të njohim përvujtërinë si rast të mëtejshëm që ta lëmë veten të shëlbohemi nga Zoti. Falimentimi zhvesh nga qartësitë personale dhe nga gjithçka që nuk është thelbësore. Në kuptimin apostolik, falimentimi na ndihmon të empatizojmë me personat që çdo ditë bëjnë përvojën e mos sukseseve, zhgënjimeve, frustrimeve dhe padrejtësive. Kështu mësojmë të respektojmë dhe ta ruajmë të plagosurin tjetër, pa ia mbathur nga frika.
Të përballojmë kundërshtimet
Përballimi i kundërshtimeve (sigurisht i armiqve, por mbi të gjitha i miqve apo nganjëherë i eprorëve) në mënyrë ndërtuese është një ndihmë e madhe për t’u rritur në qëndrueshmërinë tonë dhe në besnikërinë tonë ndaj misionit. Të mësojmë të kërkojmë, të japim dhe të marrim feedback ndërsa punohet së bashku, lejon të përmirësojmë cilësinë e marrëdhënieve tona dhe të veprimit tonë. Injaci në ushtrimet na fton ta marrim seriozisht pohimet e tjetrit, duke mënjanuar t’i gjykojmë apo t’i zvogëlojmë, duke u munduar të kuptojmë se çfarë duan të na komunikojnë me të vërtetë.
Etapat e formimit tonë
Ёshtë hapi i parë për atë që pranohet në Shoqëri. Këtu fillohet mënyra jonë e të jetuarit, të luturit, e të shikuarit të vetvetes dhe të botës. Novici jeton një sërë përvojash të forta, të quajtura eksperimente, dhe është i ftuar çdo herë t’i lexojë pasi t’i ketë jetuar. Mëson ngadalë-ngadalë të shohë se si Zoti ndërhyn në historinë e vet, nëpërmjet situatave dhe marrëdhënieve që nxisin cilësitë e tij të mira dhe caqet e tij.
Eksperimenti i parë është muaji i ushtrimeve shpirtërore: bërthama e zjarrtë e përshpirtërimit tonë. Novici bën përvojën konkrete se si Zoti shfaqet në natyrën e tij njerëzore, e përbërë nga cilësi dhe defekte, nga burime dhe caqe. Mëson një fjalor shpirtëror që do ta ndihmojë të rilexojë çdo situatë tjetër në dritën e kësaj përvoje themelore.
“Eksperimentet” qëndrojnë në situatat e vështira, ku ushtrohet të kuptojë praninë e Zotit edhe në vështirësi.
Noviciati zgjat dy vite dhe gjendet në Gjenovë. Në përfundim të kësaj periudhe, novici bën kushtet e para të bindjes, varfërisë, pastërtisë duke deklaruar kështu dëshirën e përfshirjes në Shoqërinë e Jezusit.
Studimi është konsideruar një formë e parë e misionit drejt të cilit je i dërguar. Gjatë kësaj periudhe jezuiti ka rast të personalizojë metodën personale të studimit, të thellojë me pasion lëndët që i përkojnë më shumë orientimit të tij intelektual dhe të gjejë një ekuilibër të shëndoshë mes jetës në bashkësi, apostolatit, lutjes dhe studimit. Fillon të eksperimentojë format e para të bashkëpunimit, si brenda ashtu dhe jashtë Shoqërisë. Filozofati zgjat dy ose tre vite dhe zhvillohet në Romë, pranë Universitetit Papnor Gregorian.
Jezuiti futet në një bashkësi apostolike aktive. Futja në ritmin e përditshëm të jetës sonë, duke punuar përkrah bashkëvëllezërve më të mëdhenj, lehtëson procesin e integrimit shpirtëror dhe zhvillimin njerëzor në të gjitha aspektet e veta. I shoqëruar në hapat e tij të parë, jezuiti në magjister matet me realitetin që e pret, ridimensionon idealizmin e thirrjes së vet dhe hyn në kontakt me aftësitë e tij dhe me caqet e tij. Vihet në pah shkalla e pjekurisë së personit dhe aftësia e tij që të marrë përsipër përgjegjësi të vogla. Mund të zgjasë nga një deri në tre vite, sipas rrethanave. Zhvillohet në çdo anë të territorit të Provincës, që përfshin Italinë, Maltën dhe Shqipërinë.
Këtu jezuiti përqëndrohet mbi përgatitjen meshtarake. Ёshtë koha e të rilexuarit e përvojës personale rregulltare për të verifikuar ekuilibrin afektiv personal të arritur, ndjenjën e përkatësisë në Shoqërinë e Jezusit dhe bashkimin e thellë në misionin e Kishës. Studimi i teologjisë nuk është një përvetësim i informacioneve mbi Hyjin, por përpunimi i përmbajtjeve teologjike duke u nisur nga kërkesat që dalin nga realiteti i jetuar në fazën e mëparshme. Studimi i teologjisë zgjat mesatarisht tre vite dhe mund të zhvillohet në Romë ashtu si edhe në disa teologate ndërkombëtare: Madrid, Paris, Londër. Qëllimi i formimit jashtë shteti është që të marrë hapjen mendore dhe eleasticitetin si stil jete.
Liçenca plotëson studimin e teologjisë. Jezuiti në formim merr urdhërin meshtarak dhe futet në një bashkësi aktive. Në këtë kontekst, duke bashkëpunuar me bashkëvëllezërit dhe laikët, vazhdon studimet e tij, duke u specializuar për misionin në të cilin është dërguar. Përveç liçencës, nganjëherë janë parashikuar edhe studime të veçanta (Doktorati në shkenca apo studime të shenjta, apo diploma të tjera apo kurse) sipas tipit të misionit në të cilin jezuiti dërgohet. Nevojat aktuale kërkojnë aftësi pune këmbëngulëse dhe të qëndrueshme, mprehtësi në shoshitje për të analizuar realitetin nëpërmjet vizionit tonë shpirtëror dhe kreativitetit inteligjent për të komunikuar mendimin personal. Liçenca të shumtën e herëve mund të bëhet jashtë.
Ёshtë etapa e fundit e formimit bazë të jezuitit. Ёshtë përmbledhja e ecjes së përshkuar deri tani, në të gjitha dimensionet e saj (shpirtërore, intelektuale, të marrëdhënies dhe eksperienciale) në perspektivën e bashkimit përfundimtar në Shoqëri që ndodh pas kushteve të fundit. Ёshtë një kohë ku të përpunohet afektivisht përkatësia në Shoqëri, duke përshkuar përvojat themelore që kanë prekur zemrën: muaji i Ushtrimeve Shpirtërore, kontekstet me të varfërit, thellimi i Kushtetutave dhe përvoja e ndërkombëtarësisë. Bëhet jashtë shteti.
Formimi ynë vazhdon gjithë jetën. Pas formimit bazë, jezuiti është mjaft i pjekur për të marrë përsipër përgjegjësinë e formimit personal në funksion të misionit që i është besuar. Shoqëria vazhdon të furnizojë instrumenta dhe raste për të thelluar atë për të cilën kemi nevojë për të qëndruar të azhurnuar dhe të mos humbasim ritmin e kohërave. Miqësia mes nesh dhe bashkëndarja e vazhdueshme e lehtësojnë kalimin e kompetencave dhe të burimeve që bëhen pasuri e përbashkët e Shoqërisë.