Cilat janë linjat mbajtëse të Reformës? Rrugëtimi i gjatë për ta vënë në jetë a mund ta ketë errësuar perceptimin apo e ka bërë të vështirë dallimin dhe përmbledhjen e saj; por, përtej itinerareve komplekse legjislative, a ekziston një itinerar kuptimi që spikat dhe paraqet me forcë të ripërtërirë sfidën edukative për mijëvjeçarin e tretë? […]
Lutje për jetën e Krishterë
“O Zot, ndërmjetësia e së lumes Mari Virgjër, i bëftë të pëlqyeshme për Ty dhuratat tona dhe na dhëntë neve, që e nderojmë emrin e Saj, të pranohemi nga madhëria jote Hyjnore.” (prej liturgjisë së meshës) Ky libër i vogël përmbledh lutjet themelore për jetën e Krishterë. Çdo person i pagëzuar duhet t’i njoh këto […]
Ushtrimet Shpirtërore
Ky tekst është përkthimi i parë në gjuhën shqipe i marrë nga teksti origjinal i Autografit nga gjuha Spanjolle. Është i vetmi tekst zyrtar i përkthyer prej jezuitëve në Shqipëri dhe publikohet në dy gjuhë. “Ushtrimet Shpirtërore” janë të dobishme për çdo person të çfarëdolloj besimi, mjafton që të ketë kohë, vullnet dhe aftësi për […]
Shtëpia botuese më e vjetër e Shqipërisë dhe kontributi i saj për Lëvizjen Kombëtare, arsimimin dhe kulturën
Me themelimin e shtypshkronjës së Jezuitëve u vu edhe themeli i botimit të librit në gjuhën shqipe në truallin shqiptar, duke filluar me publikimin e katekizmit të shtypur në vitin 1876, të vikarit të përgjithshëm shkodran Imzot Engjëll Radoja (1820-1880). Për dyzet vjet me radhë kjo do të ishte shtypshkronja e vetme, ose më saktë […]
Letrat e Hirziut
Në tridhjet e një letrat që përbëjnë librin, C. S. Lewis(1898 – 1963), kritik i thellë teologjik, punon mbi kohën e mësimit asketik tradicional dhe tri fijet kryesore të thurjes së tij janë bota, mishi, Djalli. Djalli Hirzi, orvatet t’ia imponojë këto shpirtit të të riut nëpërmjet direktivave që i jep nipit Krimbaqit me anë […]
Miq në Zotin
“Në këtë libër do të gjendet e përshkruar, në shumë trajta, qoftë ngjarja e shën Injacit të Lojolës dhe e shokëve të tij të parë, veçanërisht shën Françesk Saveri e shën Pjetër Favre, qoftë fryma shpirtërore e mbushur me gëzim e entuziazëm që vjen prej asaj ngjarje, si dhe ecja shpirtërore e tërë atyre të […]
At Anton Luli s.j.
Nji ditë instruktori hyni tanë turij në sallën e konferencave e tha: “Të ngrihen të gjithë priftërinjtë e të rrinë në këmbë!”. Unë nuk luejta vendit. Mandej nisi me i thanë seicilit: “Ti çka mendon? A je me këtë parti apo jo? A beson në Zotin a në Enver Hoxhën?”. Të gjithë u përgjigjën kundër […]